Biznesmeni francez dhuron 200 milionë euro për riparimin e “Notre Dame”

381

Pak pasi presidenti francez Emmanuel Macron u zotua se do të hapë fondet për të mbledhur ndihma për riparimin e katedrales “Notre Dame” në Paris që u dogj të hënën në mbrëmje, ka nisur mbledhja e miliona eurove për këtë qëllim.

Së fundmi, familja e biznesmenit Bernard Arnault dhe brendi i tij LVMH kanë njoftuar se do të dhurojnë 200 milionë euro në këtë fond, ndërsa tashmë janë ndërmarrë shumë iniciativa për të ndihmuar në riparimin e saj, raporton “Reuters”.

MÖBEL THEMA

Edhe biznesmeni tjetër francez, Francois-Henri Pinault ka njoftuar pak orë pas djegies së katedrales 850-vjeçare se do të dhurojë 100 milionë euro për riparimin e saj.

Platformat për fonde online tashmë janë mbushur me iniciativa me qëllim të riparimit të simbolit të Parisit. Më shumë se 50 fushata tashmë janë lansuar të hënën vetëm në “GoFundMe”.

Comments