Bombë e pashpërthyer në Sharr

132

Deutsch-ABC

Një mjet i pashpërthyer është gjendur sot gjatë ditës në bjeshkët e Sharrit në vendin e quajtur Uji. Lajmin për gjetjen e këtij mjeti shpërthyes e ka dhënë Burim Piraj duke postuar edhe fotografi. Ai ka kërkuar edhe ndihmë nga organet kompetente.
Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Sot në bjeshket e Sharrit në vendin e quajtur Uji i qetë e kemi has një mjet që dyshohet të jetë bombë e pa shpërthyer. Më poshtë janë fotot dhe koordinatat se ku është saktësishtë ky mjet.

I lutem publikisht organeve kompetente të merren ne eliminimin e këtij mjeti.

Unë jam në dispozicion për çfarëdo informate në lidhje me këtë mjet.

MÖBEL THEMA

Comments