Boneva në izolim, rasti “Drumarina” shtyhet për më 10 maj

39

Për shkak të izolimit shtëpiak të të akuzuarës Silvana Boneva, seanca e sotme për rastin “Drumarina” është anuluar për më 10 maj. Gjykatësi Marin Stanevski para anulimit të seancës ka njoftuar se mbrojtja e të akuzuarës ka dorëzuar vërtetim për izolim për shkak të Kovid-19 dhe mbikëqyrjes shëndetësore.

Në seancën e sotme ka qenë e paraparë të dëgjohet dëshmitar.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Lëndë e gjykimit për këtë rast si[ theksohet në aktakuzë janë llogaritë fiskale të pikave pagesore për të cilat ish deputetja e VMRO-DPMNE-së Silvana Boneva dyshohet për mashtrim të rreth 100.000 eurove, para të Kuvendit.

Përfaqësues i akuzës në këtë rast është prokurori publik, Artan Ajro.

Comments