Bonucci: Nuk ishte vetëm meritë e Ronaldos fitorja me Atleticon

91

Pas hedhjes së shortit të Champions League, mbrojtësi Leonardo Bonucci ka dhënë një intervistë për “Sky Italia”.

Ai u shpreh se nuk ka më ndeshje të lehta dhe kujton faktin se Ajax, rivali i ardhshëm i Juventusit në Champions, eliminoi kampionët në fuqi të Real Madrid.

MÖBEL THEMA

“Është një ndeshje që të karikon për më shumë. Ajax është një ekip dinamik, me djem të rinj që vrapojnë shumë dhe me futbollistë të talentuar”, tha Bonucci.

Duke u rikthyer te fitorja 3-0 ndaj Atletico Madrid, ku sulmuesi Cristiano Ronaldo realizoi të tri golat, mbrojtësi juventin thotë: “Unë e urova, ishte një alien në atë ndeshje. Gjithsesi, nuk ishte vetëm meritë e tij, pasi e gjithë skuadra bëri një ndeshje të përkryer. Çdo element dha kontributin e tij në fushë, më të mirën në atë ndeshje dhe Cristiano e di këtë. Kjo u pa edhe te festimet e lojtarëve që nuk luajtën në atë ndeshje”, u shpreh Bonucci.

Comments