Botës televizive po i hapet edhe një dritare e re, emisioni “Fokus”

189

ShowBizi në një emision të ri Botës televiziv po i hapet edhe një dritare e re, emisioni “Fokus”. Lajme, Intervista ekskluzive, rubrika të ndryshme do të jenë menya kryesore e emisionit më të ri të ShowBizit shqiptar dhe të huaj në emisionin “Fokus” në udhëheqjen e moderatorit Milot Raçi. Në një bisedë për “Faktin Ditor”, moderatori Milot Raçi, ka dhënë detaje për emisionin. Ai ka thënë se emisioni “Fokus” do ta paraqes Showbizin ashtu si është në realitet, pa maska. “Emisioni “Fokus” , sjell me të rejat e yjeve vendore, emisioni ka për qëllim të ju mbaj sa ma afër showbizit, kulturës dhe artit. Emisioni do të transmetohet në “MusicBox”, ka thënë Raçi. Ai ka treguar se emisioni “Fokus” do të ketë disa rubrika si: lajme për artistë vendor, intervista ekskluzive, kush është in e kush out?, rubrika e fotografisë 383 dhe rubrika speciale “InstaStory”. “Kuptoni thellë se momenti aktual është gjithçka që keni. Bëni ‘tani’ fokusin kryesor të jetës suaj”, ka thënë në fund Milot Raçi. faktiditor.ch

Comments