Brenda 24 orëve në Britani vritet një shqiptar i Kosovës dhe një i Shqipërisë – një tjetër arrestohet si i dyshuar

525

Policia britanike që ishte duke hetuar një vrasje të dyfishtë të ndodhur në Elstree dhe në Barnet, kanë publikuar identitetin e viktimave.BBC raporton se trupi i Arber Feskos, 30 vjeç, shtetas shqiptar, është gjetur në bagazhin e një veture afër parkut Scratchwood, Barnet, Britani e Madhe, mbrëmjen e 19 dhjetorit, transmeton Koha.net.Mesditën e nesërme, trupi i Shkelqim Pajas, 31 vjeç, shtetas kosovar, u gjet në disa shkurre në Hogg Lane, Elstree, Britani e Madhe.

MÖBEL THEMA

Testet post-mortore zbuluan se të dy vdiqën nga therjet me mjet të mprehtë. Deri më tani, dy meshkuj janë akuzuar për vrasjet.Besnik Berisha, 42 vjeç, nga Martock Gardens, Friern, Barnet, dhe Kaziku Tuwisana, 31 vjeç, pa adresë të përhershme, u akuzuan për dy vrasjet.Detektivët po tentojnë të krijojnë një afat kohor të ngjarjeve, në atë që po e quajnë “hetim kompleks”, ka thënë Policia Metropolitane britanike.

Ata kanë kërkuar nga shoferët që “mund të kenë kapur diçka që mund të dëshmohet si shumë me rëndësi” në kamerat e sigurisë në makinat e tyre, t’i kontaktojnë ata.

Comments