Brenda spitalit-COVID në Tetovë, pacientët në duar të sigurta (VIDEO)

447

Çdo ditë është betejë për mjekët e repartit infektiv në Spitalin klinik të Tetovës.

Do ta kishin shumë më lehtë nëse pacientët do të paraqiteshin në kohë, por fatkeqësisht, shumica e tyre vijnë me vonesë. Kujdesi për pacientët shihej në çdo veprim të mjekëve.

Pas vizitës së mëngjesit dhe kontrollit rutinor që çdo ditë e bën, pulmologu, Ruzhdi Rexhepi, shkuam te dhoma e gjelbër për të pushuar, vendi i vetëm ku mund i gjithë personeli të pushojë. Por pushimi nuk zgjati shumë.

Apeli kryesor i mjekëve të Tetovës ishte që sapo të hetohen simptomat e para, duhet të kërkohet ndihmë që tu jepet edhe atyre shans që të shpëtojnë një jetë më shumë.

Comments