Brnabiq provokon liderët e Kosovës

223

 

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar se pala serbe po pret që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë dhe liderët kosovarë të kenë guxim t’i kthehen dialogut.

Ajo është shprehur se pret nga autoritetet në Kosovë që të kenë guximin dhe të ndryshojnë vendimet e tyre dhe dialogu të vazhdojë.

MÖBEL THEMA

“Shpresoj që politikanët në Prishtinë të kenë guximin të ndryshojnë vendimet e tyre në mënyrë që dialogu të vazhdojë. Ne jemi të gatshëm çdo ditë për dialog, sepse është e vetmja mënyrë për të pasur stabilitet, për t’i mbajtur njerëzit të gjallë dhe në paqe”, tha Brnabiq.

Kryeministrja serbe ka thënë se shpreson që udhëheqësit kosovar të kenë guximin të marrin vendime për fillimin e dialogut.

“Sipas një studimi, 91 për qind e njerëzve në Kosovë nuk duan konflikt të ngrirë, por duan të vazhdojnë dialogun dhe shpresoj që udhëheqësit në Prishtinë do të jenë të guximshëm dhe në gjendje të dëgjojnë qytetarët që jetojnë në Kosovë për të ndryshuar vendimin dhe jo vetëm për serbët, shqiptarët, por për të gjithë rajonin. Ne jemi të gatshëm për dialog”, tha Brnabiq.

Comments