Bukuroshja shqiptare: Nëse je shqiptar, eja në Novi Pazar, Sanxhaku është i yni!

77

Lumi - Fahrschule

Amina Nuroviqi është qytetare e Sanxhakut. Me mburrje thotë se është shqiptare. Por, në Sanxhak të jesh shqiptar nevojitet trimëri e guxim.

Sipas saj, nuk është aspak e lehtë për të deklarimi si shqiptare në Novi Pazar. Por, ajo thotë se ndihet krenare për një gjë të tillë. Thotë se nuk do të dorëzohet dhe do të bëjë çmos që Sanxhakun t’ia kthejë kombit të vet.

MÖBEL THEMA

“Nuk është faji im që jetoj nën Serbi dhe që më kanë asimiluar në një kombësi tjetër. Unë nuk e kam ditë të vërtetën tonë, deri para pesë vjetësh, por sot e di dhe jam krenare për atë çka jam, atë çka ishte gjyshi im.

Unë do luftoj për ta rikthyer Sanxhakun në kombin e vet, të vërtetë.

Lehtë e kanë disa sanxhaklinj që jetojnë në Gjermani me shqiptarët tanë e deklarohen shqiptarë, por ejani në Sanxhak dhe thoni atë që unë e deklaroj qe pesë vjet pa ndalur se jam shqiptare!”.

Comments