Bundesliga vazhdon me dy ndeshje – Dortmund synon fitoren, kryeqytetasit kontestojnë Gladbachun

99

Bundesliga do të vazhdojë me dy ndeshje të tjera.

MÖBEL THEMA

Si liga e vetme që ka nisur futbollin në top pesë ligat evropiane, Bundesliga po merr vëmendje jashtëzakonisht të madhe.

Sot, në kampionatin elitar të futbollit gjerman do të luhen dy ndeshje; njëra me fillim nga ora 15:30, kurse një tjetër nga ora 18:00.

Borussia Monchengladbach do të luajë kundër Union Berlin, me fillim nga ora 15:30. Tri pikët do të jenë synimi i vetëm për vendasit që synojnë të mbesin në zonën që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Sot luan edhe skuadra e Borussia Dortmund, e cila tashmë duket e dorëzuar sa i përket çështjes së titullit, pasi Bayernit i duhen vetëm tri pikë.

Dortmund luan në udhëtim kundër Paderborn, për të qëndruar në lojë edhe për pak kohë. Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të luhet nga ora 18:30.

Të dy këto ndeshje luhen në kuadër të xhiros së 29-të në Bundesliga. /Lajmi.net/

Comments