Bylbyl Sokoli prezantohet para futbollistëve të Prishtinës

80

Bylbyl Sokoli është prezantuar edhe zyrtarisht sot tek FC Prishtina, ku u rikthye pas disa vitesh në krye të shtabit teknik. “Profa” do ta zëvendësojë trajnerin e deritashëm, Mirel Josa

FC Prishtina e ka prezantuar edhe zyrtarisht sot trajnerin e ri, Bylbyl Sokoli, i cili me këtë rast rikthehet tek Bardhekaltrit pas disa vitesh, shkruan Gazeta Express.

Klubi më i madh në vend ia ka besuar pozitën e trajnerit të parë Sokolit deri në përfundim të sezonit 2019/20.

Ai do të rikthehet në klubin kryeqytetas pas katër vjetësh.

MÖBEL THEMA

“Profa” është prezantuar sot para futbollistëve, duke u njoftuar me ta, ndërsa më pas e mbajti edhe një fjalim brenda ambienteve të fushës së 2 Korrikut.

Sokoli, kryetrajner i shumë skuadrave kosovare, së fundmi e kishte udhëhequr me sukses Ferizajn.

Ndërsa, në FC Prishtina ka qenë kryetrajner në edicionin 2014/15 duke i prirë skuadrës në 25 ndeshje zyrtare (11 fitore, 9 barazime dhe 5 humbje). /Gazeta Express/

Comments