Çaji i Malit Shqiptar dhe Mjalti i Gështenjës Nga Reçi Përfaqësojnë Shqipërinë Me Logon OriginAL

154

Produktet 100% shqiptare të certifikuara nga OriginAL kanë mbështetur pjesëmarrjen e Shqipërisë në Samitin Botëror të Turizmit të Aventurës (Adventure Travel Summit).

Organizuar nga Shoqata e Tregtisë së Udhëtimeve të Aventurës, Samiti Botëror i Turizmit të Aventurës (ATWS2018) përfshiu operatorët turistikë, publicistët dhe personalitetet e turizmit të aventurës, bordet e turizmit, partnerët e industrisë dhe përfaqësues të nivelit të lartë. Samiti Botëror u zhvillua në Toscana, Montecatini Terme, Itali nga 15-18 tetor 2018.

Ky organizim përfshin më shumë se 1,000 anëtarë nga më shumë se 100 vende të botës.

Viti 2018 shënon herën e parë që Shqipëria merr një rol si partneri kontribues i ATWS2018 dhe gëzoi mundësinë për t’u njohur si një destinacion i turizmit të aventurës me potencial të lartë nga partnerët anembanë globit.

Gjithashtu ishte hera e parë që marka origjinale e prodhimeve 100% shqiptare, OriginAL u prezantua në publik.

Çaji i Malit Shqiptar dhe Mjalti i Gështenjës nga Reçi nën logon OriginAL

Mbi 800 delegatë nga 67 vende të botës, të pranishëm në Samitin e këtij viti, patën rastin të shijonin çajin e malit OriginAL dhe mjaltin e gështenjës OriginAL dhe ta marrin atë me vete në vendet e tyre si dhuratë nga Shqipëria.

Çaji shqiptar i malit prodhohet nga Illyrian Pantheon, një ide e kompanisë Subashi që është e njohur për prodhimin e vajit të ullirit me cilësi të lartë në Marikaj, Shqipëri për më shumë se një dekadë.

Prodhuesi mori ndihmë nëpërmjet projektit Brand Albania në përtëritjen dhe ripaketimin e produktit për të ofruar një mostër produkti të ri, i përshtatshëm për qëllime promovuese dhe suvenire.

MÖBEL THEMA

Mjalti shqiptar i gështenjës prodhohet nga kooperativa bujqësore “Reçi Prodhimtar – Malësi e Madhe” nga zona e njohur për gështenja me cilësi të lartë dhe mjaltin e gështenjës në Reç, Malësi e Madhe, në Shqipërinë Veriore.

Gështenjat dhe mjalti i gështenjës së rajonit të Malësisë së Madhe kanë marrë statusin ligjor të “Indikacioneve Gjeografike” në Shqipëri me mbështetjen e MADA dhe Projektit të Ruajtjes dhe Vlerësimit të Biodiversitetit Rural në Malet e Ballkanit nga CIHEAM dhe Ambasada e Francës në Shqipëri.

Prodhuesi i mjaltit të gështenjës ka marrë gjithashtu ndihmë përmes projektit Brand Albania për markim dhe ripaketim. Aktualisht, paketimi më i vogël e këtij produkti vjen në kavanoza qelqi prej 1 kilogram.

Paketimi i ri OrigiAL vjen në një kavanoz qelqi prej 100 gramësh. Ofrimi i kësaj madhësie produkti mundëson më shumë kërkesa për tregun e brendshëm, sidomos nga turistët që udhëtojnë në Shqipëri nga linjat ajrore me kosto të ulët.

Gergana Nikolova, Menaxhere Rajonale e ATTA-s për Europën tregon se “Çaji i malit shqiptar u përfshi në çantat e delegatëve. Edhe mjaliti i gështenjës rezultoi një produkt shumë tërheqës. Të dy produktet janë të një cilësie super të mirë dhe përfaqësojnë shumë mirë Shqipërinë.

Veprimtaria u bë shumë e suksesshme dhe ka shumë interes për Shqipërinë thotë Shannon Stowell – Drejtore e Përgjithshme e ATTA (Shoqata e Turizmit të Aventurës dhe Tregtisë).

Çfarë përfaqëson logo OriginAL?

OriginAL (origjina-Shqipëri) është një markë kombëtare për prodhimet autentike 100% shqiptare të krijuara nga Brand Albania, një iniciativë e projektit USAID për Rritjen Ekonomike Rajonale (REG), në partneritet me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, palëve të tjera private dhe publike.

Misioni i OriginAL është të mxisë agroturizmin duke promovuar karakteristikat unike dhe cilësore të produkteve bujqësore shqiptare të përzgjedhura, duke përdorur produkte si “ambasadorë” të turizmit.

Çdo produkt që aplikohet për markimin OrigiAL i nënshtrohet një ekzaminimi të plotë bazuar në një sërë kriteresh të miratuara për të përcaktuar nëse markë OriginAL mund të jepet.

Këtu një ndër kriteret më të rëndësishme është se një produkt ose 100% e të gjithë përbërësve të produktit të kenë origjinën nga Shqipëria./AgroWeb.org

Publikimin origjinal të eventit e gjeni duke klikuar në këtë link

Comments