Cakaj dhe Hasani nga Tirana: Do të bashkohemi, të kërkojmë drejtësi kundër gjenocidit serb !

54

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka treguar se sot është takuar me ambasadorin e Kosovës në Tiranë, Nait Hasani.

Cakaj ka thënë se do të thellohet edhe më shumë bashkëpunimi mes dy shteteve në drejtim të krijimit të një hapësire unifikuese tregtare dhe një bashkësie të vetme doganore.

Ky është postimi i tij i plotë:

Nënvizuam bashkarisht nevojën për krijimin e një momentumi të ri bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë! Thellimi i marrëdhënieve mes dy vendeve në drejtim të krijimit të një hapësire të unifikuar tregtare dhe një bashkësie të vetme doganore është e një rëndësie të posaçme strategjike dhe pragmatike. Do të punojmë ngushtësisht për të ngritur bashkëpunimin e dy shteteve që i përkasin një kombi në nivele krejtësisht të reja!

MÖBEL THEMA

Po ashtu, theksuam veçanërisht nevojën që Republika e Shqipërisë dhe Kosovës të veprojnë njëzëri për adresimin e krimeve të luftës, projekteve të spastrimit etnik dhe gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë! Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton edhe adresimin e krimeve sistematike të Serbisë ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

Si mbështetëse e pakushtëzuar e Republikës së Kosovës, Shqipëria nënvizon edhe domosdoshmërinë e parashtrimit të çështjes së dëmshpërblimeve të luftës nga ana e Serbisë. Ky proces duhet të përmbyllet me njohjen përfundimtare të Republikës së Kosovës nga Serbia si parakusht i drejtësisë historike dhe përparimit të rajonit.

Diskutuam për nevojën e bashkërendimit të veprimeve politike kundër përpjekjeve të Serbisë për tërheqjen e njohjeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. Shqipëria do të intensifikojë angazhimin për
mbështetjen e Republikës së Kosovës dhe fuqizimin e mëtejmë të saj në arenën ndërkombëtare!

Puna e përbashkët ndër-shtetërore duhet të zhvillohet nën dritën e idealeve më larta kombëtare

Comments