Cakaj: Mbështetje për diasporën. Shpërndahen mbi 10.000 tekste shkollore në shqip

48

Nën kujdesin e veçantë të Ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Diasporën dhe Qendrën e Botimeve për Diasporën, si dhe me mbështetjen e përfaqësive diplomatike është bërë e mundur shpërndarja e mbi 10.000 teksteve shkollore në gjuhën shqipe në botë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, kreu i diplomacisë shqiptare u shpreh se kjo nismë, vjen në kuadër të angazhimit që ka marrë Qeveria e Shqipërisë, për jetësimin e kulturës dhe gjuhës shqipe në diasporë.

MÖBEL THEMA

Qëllimi i kësaj nisme, është nxitja e brezave të rinj në ruajtjen e identitetit kulturor e gjuhësor duke vlerësuar po aq të rëndësishëm forcimin e bashkëpunimit të marrëdhënieve me shqiptarët të cilët jetojnë e punojnë jashtë vendit.

“Qeveria e Shqipërisë do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për diasporën e të thellojë tutje marrëdhëniet me shqiptarët kudo që ndodhen.” përfundon Cakaj.

Comments