Carovska: S’ka indikacione për ndryshim të modelit në mësimdhënie

78

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska sot deklaroi se incidenca e nxënësve të infektuar me koronavirus është shumë e ulët dhe se për momentin nuk ka indikacione për ndryshim të modelit të mësimit, transmeton Alsat. Carovska theksoi se në rast se keqësohet gjendja epidemiologjike, institucionet janë të gatshme që të vazhdojnë mësimin online.

Moebel THEMA

“Dje, numri i nxënësve pozitivë në shkollë ishte 0.01, që do të thotë se ka më pak të infektuar në krahasim me të hënën. Deri më tani nuk kemi asnjë indikacion se modeli i mësimdhënies duhet të ndryshohet, por në momentin që marrim paraqiten tregues për të ndryshuar modelin, ne jemi gati ta bëjmë këtë”, deklaroi Carovska.

Comments