Çdo tentim për të manipuluar sistemin online të regjistrimit, do të dënohet me 3 vjet burg

81

Enti Shtetëror i Statistikave mohon se nga IP adresa të rrejshme të jetë sulmuar aplikacioni online për regjistrimin e Diasporës. Nga Enti thonë se askush nuk do të mund ta manipulojë këtë sistem, ndërsa të gjithë ata që do të tentojnë një gjë të tillë rrezikojnë deri në tre vite burg.

Enti Shtetëror i Statistikave

“Në aplikacion qasje mund të ketë vetëm me adresë IP prej jashtë vendit. Çdo shkelje e procesit të mbledhjes së të dhënave është e dënueshme me Ligjin për Regjistrim. Në pajtim me nenin 49 të Ligjit për Regjistrim të popullsisë Ai që do të shkatërroj, fsheh, dëmtojë, përmirësojë ose në mënyrë tjetër do të bëjë që të dhënat e vendosura në aplikacionin për regjistrim të jenë të papërdorshme, do të dënohet me dënim prej së paku tre vitesh”

Kanë reaguar nga VMRO-DPMNE. Deputeti Antonio Milloshovski kërkon nga drejtori i Entit të Statistikave, Apostoll Simovski të mbajë përgjegjësi për ndërhyrjet në aplikacionin e regjistrimit.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“Porosia jonë deri tek drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave është që të mos kërcënohet me dënime me burgim për qytetarët, por vetë të mendojë se sipas Ligjit për Regjistrim, neni 4, drejtori është personalisht përgjegjës, dhe mban përgjegjësi penale për mosfunksionimin e sistemit, ose për depërtimin në sistem- deklaroi Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.

Ndërsa koalicioni ASH-AAA, fton qytetarët në diasporë që të regjistrohen në mënyrë masive.

“Ftojmë rrjetin diplomatik që tërësisht me kapacitetin e tij, ti vihet në shërbim procesit të regjistrimit në përgjithësi, me qëllim realizimin e suksesshëm të regjistrimit. Rrjeti diplomatik të demonstrojë përgjegjësi dhe përkushtim drejtë diasporës. Rrjeti diplomatik të tregojë kujdes për qytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit- tha Halil Snopçe, ASH.

Nga Enti Shtetëror i Statistikave njoftuan se deri në mëngjesin e së martës, në aplikacionin online janë regjistruar rreth 11.500 persona.

Mefail Ismaili

Comments