Çfarë ndodh nëse FSK shkel mandatin, tregon komandanti i Boondsteel

162

Më 14 dhjetor të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës miratoi tri projektligjet të cilat i hapën rrugën transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, përcjellë Indeksonline.

E transformimi i FSK-së në ushtri ka nxitur debate gjithandej.

Një ndër çështjet e diskutuar ishte edhe përkrahja apo jo e KFOR-it në Kosovë.

Në një intervistë për Balkan Security, komandanti i bazës ushtarake amerikane “Bondsteel” në Kosovë, koloneli Roy Macaraeg, ka bërë të ditur se cili do të ishte veprimi i ushtarëve të tij në rast se FSK nuk do të zbatonte mandatin e saj.

Sipas Macaraeg, nëse FSK shkel mandatin e saj atëherë do t’i mbetej ushtarëve të KFOR që “ta zgjidhin situatën”.

MÖBEL THEMA

“Kjo varet nga rrethanat. Nëse aktiviteti i FSK do të shkelte mandatin atëherë do të na mbetej neve ta zgjidhnim situatën. Nëse rrethanat kërkojnë një angazhim në një nivel të lartë, do t’i drejtoheshim komandantit të KFOR-it, më duhet të theksoj se mandati ynë nuk ka ndryshuar”.

Macaraeg tha se misioni i tyre në Kosovë është që të sigurojnë stabilitet.

“Ne jemi të paanshëm, me mision për të siguruar një mjedis të sigurt dhe stabilitet jo vetëm në Kosovë, por edhe në të gjithë rajonin. për ne është me rëndësi që të dyja palët të vazhdojnë dialogun politik dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike”.

Transformimi i FSK-së në ushtri, thotë koloneli Roy Macaraeg, nuk e ka ndryshuar mandatin e forcave amerikane në Kosovë.

“Në dhjetor, Prishtinë ka vendosur për të transformuar FSK-në në forcat e armatosura. Shumë prej tyre kanë shprehur shqetësimin në lidhje me atë. Vendimi i Prishtinës nuk ka ndryshuar mandatin tonë, ai ka mbetur i njëjtë. Ne bashkëpunojmë me forcat e sigurisë së Kosovës në aspektin jo-luftarak të tilla siç është edhe trajnimi i trupave mjekësore dhe atyre për deminim, shtoi ai.

Comments