Lajme, Sport — December 6, 2017 at 12:22 am

Champions League/ Sot u kualifikuan këto 8 ekipe, mes tyre edhe Baseli i Taulant Xhakës

by

Teksa u luajtën sfidat e grupeve A, B, C dhe D, kanë marrë formë përfundimtare edhe renditjet e këtyre grupeve. Këto ishin ndeshjet e fundit përsa i përket kësaj faze, pasi tashmë ekipet kalojnë në fazën me eliminim direkt.

Në Grupin A, Manchester United doli në vendin e parë, me 15 pikë. Ekipi surpizë i Taulant Xhakës, Baseli, zuri vendin e dytë, me 12 pikë në total.

Grupi B ishte i ekuilibruar, me PSG dhe Bayern Munchen që e mbyllën të dyja me nga 15 pikë, por golavarazhi më i mirë i parizienëve në ndeshje direkte, bëri që ekipi i Unai Emeri të zinte vendin e parë.

Roma ishte surpriza e Grupit C, pasi teksa Chelsea u ndal në barazim me Atletikon e Madridit, italianët fituan ndaj Qarabagut dhe i zunë vendin e parë.

Të dyja ekipet e mbyllën me nga 11 pikë në renditje, por fitorja në ndeshje direkte, bëri që ekipi i Di Franceskos të linte pas Antonio Conten. Vetëm vendi i tretë për Atletikon e Madridit, që tashmë kalon në Europa Ligë.

Barcelona dhe Juventusi, janë ekipet e kualifikuara nga Grupi D. Katalanasit e mbyllën në vendin e parë me 14 pikë, ndërsa bardhezinjtë falë edhe fitores në transfertë me Olimpiakosin, hipotekuan vendin e dytë.

Comments

comments