Chelsea me pesë yje, fitore spekakolare që siguron çerekfinalen

37

Swiss Financial and Travel

Chelsea ka arritur të shënojë fitore edhe në ndeshjen e dytë përballë Dinamo Kiev.

Skuadra londineze ka triumfuar në kryeqytetin ukrainas me rezultat të thellë 0-5.

Olivier Giroud ka shkëlqyer në këtë takim për skuadrën bardh e kaltër duke realizuar het-trik.

Sulmuesi francez shënoi golat në minutën 5’ (1-0), 33’ (2-0) dhe 59 për 4-0.

MÖBEL THEMA

Ndërkohë dy golat tjerë për klubin londinez i shënuan Marcos Alonso në minutën e fundit të pjesës së parë dhe Callum Hudson-Odoi 12 minuta para fundit të ndeshjes.

Kësisoj Chelsea kalon pa problem në çerekfinalen e Ligës së Evropës, pasi Dinamo Kiev në asnjë moment nuk ia rrezikoi kalimin tutje.

Klubi anglez kaloi në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 8-0 pas 180 minutave lojë.

Çerekfinalen në Ligën e Evropës e ka siguruar edhe Valencia dhe Napoli, pasi kanë eliminuar Krasnodarin dhe RB Salzburgun.

Comments