Çiljeta Xhilaga sqaron videon në të cilën është shfaqur e mbuluar me shami

52

Pak ditë më parë, Çiljeta postoi një video ku shfaqej e mbuluar me shami.

MÖBEL THEMA

Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, ishte e ftuar në studion e “Ftesë Pesë” me Bieta Sulon për të folur mbi përditshmërinë e saj gjatë muajit të Ramazanit, shkruan lajmi.net.

E pyetur nga Bieta, këngëtarja e konsideroi normale videon në fjalë, duke treguar se në fakt prej vitesh ajo është besimtare e fesë myslimane dhe ka agjëruar edhe disa herë të tjera.

“Ma kanë çarë telefonin pasi kam nxjerrë këtë video, sa thashë ‘Ç’deshe moj gocë, ishe mirë!’ Nuk është ndonjë gjë ‘wow’, thjesht ishte hera e parë që e deklaroja kaq hapur ose fakti që isha e veshur me shami. Unë atë ditë kam qenë duke shkuar në xhami. Ka qenë dita e parë e Ramazanit dhe doja të gjeja një formë për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Unë si Çiljetë, me ato ndjesitë e mia përbrenda, bëra një video dhe më dolën ca fjalë zemre”, sqaroi ajo. /Lajmi.net/

Comments