‘Çmenduri’ në EFL Cup, Liverpool e fiton dramën e ‘Anfield Road’, mposht Arsenalin

136

Liverpool e ka fituar ‘çmendurinë’ e ‘Anfield Road’, duke e mundur Arsenalin vetëm pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5:4, pasi koha e rregullt e ndeshjes përfundoi barazim 5:5 në 1/8 e EFL Cup të mërkurën mbrëma.

MÖBEL THEMA

Sinjalet e para se kjo ndeshje do të sillte shumë gola, u panë që në minutën e 6’, kur Liverpool kaloi në epërsi me një autogol të shënuar nga Shkodran Mustafi.

Reagimi i Arsenalit në këtë pjesë ishte i jashtëzakonshëm, duke shënuar tri gola

Lucas Torreira në minutën e 19’ barazoi rezultatin në 1:1, ndërsa Martinelli shënoi dy gola në minutat 26’ dhe 36’, për eprësinë 1:3.

Liverpool në minutën e 43’, ngushtoi epërsinë në 2:3, kur James Milner shënoi nga penalltia.

Ndeshje me ritëm të lartë pati edhe në pjesën e dytë.

Më të filluar ajo, Ainsley Maitland Niles çoi në 2:4 epërsinë e skuadrës së Unai Emery, para se Liverpool të përgjigjej me dy gola të tjerë, kur shënoi Alex Oxlade Chamberlain dhe Divock Origi, për 4:4.

Joseph Willock në minutën e 70’ riktheu epërsinë e Arsenalit në 4:5, ndërsa në minutën e 95’, Origi ndezi Anfield Road, kur barazoi në 5:5.

Pas ekzekutimit të penalltive, skuadër më e saktë ishte Liverpool, duke fituar 5:4./Lajmi.net/

Comments