Coutinho – Barcelona, ky është lajmi i fundit

282

Coutinho – Barcelona, ky është lajmi i fundit

Philippe Coutinho siç duket e ka qartësuar të ardhmen e tij.

Pak ditë më parë Neymar i tha yllit brazilian që të largohet nga Liverpooli, ndërsa ky i fundit ka bërë me dije se ai e admiron lojën që po e bënë ylli i Barcelonës tek kombëtarja e Brazilit.

“Ta kesh në skuadër një lojtar si Neymar, është shumë e mrekullueshme dhe është një lojtar që është çelësi i skuadrës”, ka thënë Coutinho.

“Ne e pasojmë topin tek ai dhe problemi është zgjidhur pasi ai na krijon hapësirat në sulm dhe është shumë e lehtë të shënoj gola, thjeshtë ai është lojtari që e vendos ndeshjen”, ka shtuar sulmuesi brazilian.

Me këtë deklaratë të bërë nga Coutinho, mediat po shkruajnë se ai po e dëshiron kalimin tek Barcelona në këtë verë.

Comments