Covid-19 në Shqipëri, vetëm 6 raste të reja në 24 orët e fundit

178

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi se në 24 orët e fundit nga 102 testime të relizuara, janë konfirmuar 6 raste të reja me koronavirusi, duke e çuar në 1143 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me Covid-19. Katër raste të reja janë në Tiranë, një në Durrës dhe një në Mat. Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar në 877 numrin e të shëruarve. Aktualisht në Shqipëri janë 233 persona aktivë me Covid-19.

Comments