Crvena Zvezda e Beogradit i shpall luftë Kosovës!

835

Kampioni i Serbisë, klubi i futbollit Cërvena Zvezda e Beogradit, tregon hapur lidhjet me ushtrinë e Serbisë dhe që besa edhe janë pritur nga garda e tyre në mënyrën me të mirë të mundshme.

Provokim i rëndë i Zvezdës, e cila para se të vijë nesër në Zveçan, ka vizituar ushtrinë e Serbisë dhe iu është bërë edhe nderimi nga garda.

Edhe në faqen e Zvezdës është postuar informacioni dhe madje edhe me video! Dhe habia tjetër është, se Zvezda shkruan për lidhje që ka me ushtrinë serbe.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Aty përmenden emrat e si gjeneralmajor Millomir Todoroviq, komandant i Gardës, Stevan Stevanoviq etj. Një lidhje e fortë e Zvezdës me ushtrinë.

Dhe nesër në orën 14.00 në Republikën e Kosovës, Cërvena Zvezda do të vijë dhe luajë kundër Trepçës fantome që drejtohet nga Milan Radojçiç dhe aq më keq për 1/16-ën e finales së Kupës së Serbisë.

Comments