Cuculi: Lamtumirë Kukësi, kënaqësi te vishja fanellën!

115

Vetëm pak ditë pasi u largua Shameti, edhe Ardian Cuculi ka vendosur të largohet përfundimisht nga nënkampionët e Shqipërisë. Vetë mbrojtësi e ka konfirmuar diçka të tillë duke falënderuar klubin verilindor, e njëkohësisht duke shtuar se ishte kënaqësi për të vishte fanellën e Kukësit. “Faleminderit Kukësi, ishte kënaqësi të vishja fanellën tuaj”, shkruan mbrojtësi shqiptarë.

MÖBEL THEMA

Cuculi do të largohet në drejtim të kampionatit të Kosovës, aty ku Drita e pret krahëhapur. Pak ditë më parë, ishte Prishtina shumë pranë Cuculit, por nuk u gjet gjuha e përbashkët. Kujtojmë që në të kaluarën, Cuculi ka luajtur me fanellën e Partizanit në Kategorinë Superiore para se të largohej për te Shkëndija.

Comments