Dado dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e dy fëmijëve

54
Loading...

Dado që kishte therur për vdekje dy fëmijë në banesën e tyre në New York, është dënuar me burg të përjetshëm.

56 vjeçarja Yoselyn Ortega, u përshkrua si “djall i pastër” nga gjyqtari, para se t’i shqiptohej dënimi maksimal, pa mundësi për falje.

Trupat e përgjakur të dy fëmijëve, Krim, 6 vjeç, dhe vëllait të saj, Leo, 2 vjeç, ishin gjetur nga nënë e tyre në vaskë, në tetor të vitit 2012.

Të hënën, Ortega dridhej teksa kërkonte falje para gjykatës për krimin e tmerrshëm.
“Më vjen keq për gjithçka”, tha ajo duke shtuar se shpreson që të arrijë një marrëveshje për t’u falur, raporton BBC

Gjatë gjykimit dy mujor te dados, nëna e fëmijëve kishte dëshmuar edhe për skenën e tentim vetëvrasjes së Ortegas.
“Vetëm dua që të zgjohem nga ky ankth, për të cilin e dija gjithmonë që nuk është ankth. Ishte e vërtetë”, ka thënë nënë e fëmijëve, duke e përshkruar skenën si një film horror.

Gjyqtarët kanë thënë se dado ishte e pakënaqur sepse ndjente që ishte duke punuar më shumë se që duhet për familjen, dhe gjithashtu ajo kishte probleme me pagesën e shkollimit për djalin e saj.
Mbrojtja e dados kanë thënë që ajo nuk është në gjendje stabile mendore, dhe si rrjedhojë nuk mund të bart përgjegjësinë për veprimin e saj. Avokati i saj ka deklaruar se ajo ka pasur halucinacione se djalli i ka kërkuar t’i vrasë fëmijët dhe veten.

Loading...
Comments