Dalin pamjet e terrorit, si qëlloi Santiago Malko vëllezërit Mumajesi

759

Dosja.al sjell pamjet e plagosjes së 27 qershorit 2018 në një lokal në Kinostudio, ku u plagosën dy vëllezërit Rivelino dhe Juxhin Mumajesi. Në pamje ish-polici  Santiago Malko shfaqet në fund të shkallëve teksa qëllon me armë zjarri pas një konflikti dy vëllezërit Mumajesi. Ngjarja ka ndodhur në lokalin “Enea” në zonën e Kinostudios, dhe në video shihet nisja e konfliktit jashtë ambienteve të llotos. I shtrirë përtokë shihet Rivelino Mumajesi, i mbuluar me gjak, ndërsa në fund të shkallëve ndodhet Santiago Malko dhe një tjetër person i akuzuar për këtë ngjarje, që siç mëson Dosja.al është R.M.

Me bluzë të bardhë, dhe i plagosur në këmbë shfaqet edhe i vëllai i Rivelino Mumajesit, Juxhini.

MÖBEL THEMA

Ngjarja ndodhi në mesnatën e 27 qershorit. Mbi 15 të shtëna u raportua nga banorët e zonës se u dëgjuan asokohe në zonën e Kinostudios në Tiranë.  Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur Rivelino Mumajesi, 36 vjeç, dhe Juxhin Mumajesi, 24 vjeç. I plagosur ka mbetur edhe Ibrahim Durollari, 28 vjeç, i cili ishte në gjendje të rëndë për jetën.  

Policia asokohe shoqëroi 23 persona, por jo ish-policin Santiago Malko. Ai u përfol në media, si personi që shtiu me armë dhe plagosi dy vëllezërit për prishje të pazareve të drogës, por kurrë s’u arrestua.

Comments