Dalin pamjet, tërmeti shkatërrues krisi edhe muret e Kuvendit (FOTO&VIDEO)

111

Tërmeti i 26 nëntorit goditi rëndë shumë banesa, kryesisht në zonën e Durrësit dhe Thumanës. Dëme jo të vogla ka shkaktuar edhe në Tiranë, ku janë përqendruar institucionet kryesore të vendit.

Përveç Kryeministrisë, edhe godina 4-katëshe disa metra larg saj, kryesia e Kuvendit ka pësuar jo pak dëme. Fasada e jashtme nuk ka asnjë të çarë por pasojat tërmetit gjendjen brenda saj.

Katit të dytë, sipër një dere të madhe, i ka rënë një pjesë suvaje. Jo shumë larg, është edhe një e çarë tjetër e madhe, tek shkallët:

Kjo pamje i takon sallës ku mblidhen deputetët e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.

MÖBEL THEMA

Një tjetër sallë e dëmtuar është dhe ajo ku mblidhet Komisioni i Veprimtarisë Porodhuese. Pothuajse e gjithë kjo faqe muri është çarë.

Lëkundjet kanë duket se më të forta kanë qenë në kat të karët. Kjo pamje është në korridorin, nga ky hyet në sallën më të madhe ku bëhen mbledhjet më të veçanta, si Konferenca e Kryetarëve, shkruan Abc neës.

Në këtë sallë këtë të hënë u mblodh Komisioni i Ekonomisë, pavarsisht plasaritjes së madhe që ka brenda.

Në këtë godinë mund të ketë pasur edhe dëme të tjera që kanë filluar të riparohen.

Comments