Dardan Molliqaj zgjedhet kryetar i PSD

176

Këshillit Drejtues i Partisë Socialdemokrate ka zgjedhur kryetar të kësaj partie Dardan Molliqaj, i cili me votim të fshehtë mori 83.7% të votave.

MÖBEL THEMA

Partia Socialdemokrate thotë se ka mbajtur sot mbledhje të Kuvendit, me ç’rast u votua për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Fillimisht u votua që të rritet numri i anëtarëve të Këshillit Drejtues në 156, dhe më pas u propozuan dhe u votuan anëtarët e rinj të këtij organi të partisë. Në këtë organ u aplikua plotësisht edhe kuota gjinore e votuar më herët, 50:50. Në pikën tjetër të rendit të ditës delegatët votuan për zgjedhjen e kryetarit. I propozuari Dardan Molliqaj, përmes votimit të fshehtë mori 83.7% të votave për, duke u zgjedhur kështu kryetar i PSD-së”, thuhet në njoftimin e PSD-së, ku paralajmërohet se ditët në vijim do të bëhet edhe zgjedhja e strukturave tjera të partisë.

Comments