Data e negociatave, kërkohet sinjal pozitiv për Maqedoninë

123

Bashkimi Evropian duhet të dërgojë sinjal të qartë pozitiv për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë gjatë muajve të ardhshëm, ka deklaruar shefi i diplomacisë së Sllovakisë Mirosllav Llajçak. Në mungesë të këtij sinjali, Llajçak parashikon rreziqe për BE-në.

Është e nevojshme të gjendet një konsensus i ri për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të përmirësohet politika e zgjerimit dhe të përgatitet Samiti i majit. Shpesh i përmbahemi strategjisë së komunikimit por duket se harrojmë se njerëzit në Ballkanin Perëndimor i lexojnë nuancat e sinjaleve që dërgojmë”-pohoi Mirovsllav Llajçak, ministër i Jashtëm i Sllovakisë.

Këto komente Llajçak i bëri në Konferencën për sfidat strategjike të Bashkimit Evropian në Ballkanin perëndimor, në Berlin.

MÖBEL THEMA

Po Berlini zotohet se punon në këtë drejtim. Kancelarja gjermane Angela Merkel në konferencën e përbashkët për media me Presidentin kroat Andrej Plenkoviq, një ditë më parë, deklaroi se kërkohet një zgjidhje e cila mund të prezantohet që në Samitin e marsit.

Sa i takon Presidentit Makron, Andrej Plenkoviq ka folur i fundit me të. Meqë nuk arritëm pajtim në Samitin e tetorit, tani duhet të shohim a mund të bëjmë ndonjë gjë në Samitin e marsit. Bisedimet në këtë temë vijojnë”-tha Angela Merkel, kancelare gjermane.

Samiti i Këshillit Evropian është caktuar për më 26 dhe 27 mars. Pak javë më vonë, në fillim të muajit maj, në Zagreb do të mbahet Samiti për Ballkanin Perëndimor. Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian pritet të vërtetojë metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së. Edhe pse kishte pritshmëri të mëdha, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk arritën të marrin datë për fillimin e negociatave as në qershor dhe në tetor të vitit të kaluar.

Fatlume Dervishi

Comments