DAVID SILVA E AFRON MANCHESTER CITYN ME TITULLIN NË PREMIER LEAGUE

75

Manchester City nuk ka ndërmend të ndalet dhe vazhdon serinë e fitoreve, duke mposhtur 2-0 Stoke në “Britania Stadium”.

Këtë herë, protagonisti i skuadrës së Pep Guardiola ishte David Silva, autor i të dy golave, nga një në çdo pjesë loje. Silva e shënoi golin e parë pas dhjetë minutash lojë, kur u gjend i vetëm në zonën e Stoke dhe tundi rrjetën pas pasimi perfekt të marrë nga Steling.

Në minutën e pestë të pjesës së dytë, spanjolli goditi sërish, këtë herë i shërbyer nga Gabriel Jesus. Ky ishte goli i shtatë për Silva në këtë edicion të Premier League, ku Manchester City kryeson me 16 pikë më shumë se Manchester United i vendit të dytë, kur mbeten edhe tetë ndeshje nga fundi. Stoke mbetet në vendin e parafundit, por është vetëm 1 pikë larg nga “mbijetesa”.

Comments