Lajme, Speciale — September 13, 2017 at 12:52 pm

Delavi: Transformimi i FSK-së të bëhet me ndryshime kushtetuese

by

Ministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, priti dje në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delavi.

Ministri Berisha e falënderoi ambasadorin Delavi, për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që SHBA-ja ka dhënë për Ministrinë dhe FSK-në, duke theksuar se ai do të punojë për ta thelluar këtë bashkëpunim edhe më tepër gjatë mandatit të tij, njofton gazeta “Zeri”.

Siç thuhet në njoftim, ai ka folur edhe për rëndësinë e procesit të transformimit të FSK-së në FAK dhe sfidat që e presin këtë proces, duke theksuar se ai do të përcjellë mesazhin e qartë dhe të hapur te komuniteti serb dhe komunitet e tjera, se FAK-u nuk do të jetë i orientuar kundër askujt, por do të jetë në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Nga ana e tij, ambasadori i SHBA-së, Greg Delaie, ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen duke theksuar se ambasada e SHBA-së mirëpret gatishmërinë për të vazhduar këtë bashkëpunim për të shtuar dhe forcuar kapacitet e FSK-së.

“Ne e përkrahim transformimin e FSK-së në FAK të bazuar në ndryshimet kushtetuese dhe vlerësojmë se ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës për të gjithë komunitet dhe ti kontribuojë stabilitetit rajonal”, ka thënë Delavie.

Takimi me ambasadorin e SHBA-së ishte takimi i parë i ministrit Berisha në detyrën e re.

Comments

comments