Deliu-Kodra i reagon analistes Aliu që tha se Kraleva është ‘më e mirë’ sesa votuesit e PDK-së

121

Luljeta Aliu, e cila në debatet televizive thirret si analiste, por që njihet si e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje ka eskaluar në debatin “Pressing” ku debaton me Aridan Kastratin, i cili së fundmi aderoi në PDK.

Ky i fundit i tha Aliut se mënyra si ajo diskuton është tendencë me barazu votuesin e PDK-së me një të Kralevës në Serbi, por shtoi se këtë nuk e tolerojnë.

E këtu Aliu eskaloi duke thënë se “pse po e ofendon Kralevën”.

Kastrati reagoi duke i thënë se po i ofendon mbi 200 mijë votues të PDK-së, duke i konsideruar si njerëz të barabartë me serbët e Kralevës në Serbi.
Ndaj deklaratës së Aliut ka reaguar edhe zyrtarja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra, shkruan Periskopi.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Deliu-Kodra nëpërmjet një shkrimi në Facebook ia kujtuar analistes krimin që kanë bërë në Kosovë.

““Votuesit prej Kraleve” kanë përdhunuar 20 mijë vajza e gra në Kosovë. Kanë masakruar Diturijen gjashtëjavëshe. E kanë mbuluar “Kralevën” me varreza masive të civilëve shqiptarë të masakruar gjatë luftës në Kosovë” ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

“Votuesit prej Kraleve” kanë përdhunuar 20 mijë vajza e gra në Kosovë. Kanë masakruar Diturijen gjashtëjavëshe. E kanë mbuluar “Kralevën” me varreza masive të civilëve shqiptarë të masakruar gjatë luftës në Kosovë.

Është po e njejta propagandë që humanizoi Vuçiqin në botë me 1 mijë testet e papërdorshme dhe sot humanizon përdhunuesit e 20 mijë vajzave e grave shqiptare, humanizon vrasësit e Diturijes gjashtëjavëshe dhe mijëra fëmijëve, të rinjve, grave, pleqve tjerë, ndërkaq demonizon familjet e gjithë viktimave dhe të të pagjeturëve.

Është po e njëjta propagandë që ju thoshte luftëtarëve të UÇK-së shkoni në Hagë, për të krijuar sot vend për votuesit nga Kraleva. Sepse votuesit nga Kosova janë bijat dhe bijtë e një shoqërie që luftoi në secilën mënyrë për lirinë sot. Prandaj, për ta përmbysur lirinë sot, i kërkojnë votuesit nga Kraleva.

Edhe Turpi ka emër!

Comments