Demantojnë nga Qeveria: Spasovski nuk ka dhënë dorëheqje!

61

Burime qeveritare janë prononcuar për gazetën Lajm lidhur me informacionin e plasuar në opinion se ministri i Puneve të Brendshme Oliver Spasovski ka dhënë dorëheqje shkaku i arraytsjes së Sasho Mijallkovit. Duke insistuar të mbeten anonime, këto burime kanë deklaruar se Spasovski nuk ka dhënë dorëheqje. “Së paku deri tani nuk ka gjë të tillë. Ministri Spasovski do të ketë paraqitje online në ora 14 e 30 minuta nga Klubi i Deputetëve. Sa e di unë ai vetëm do të referon për hetimet që po zhvillohen lidhur me arratisjen e Mijallkovit, por nuk ka paralajmërim se do të deponojë dorëheqjen”, kanë thënë për Lajm burime qeveritare.
Të njëjtën e kanë deklaruar edhe nga MPB.

Comments