DEPOZITAT E QYTETARËVE: Mbi 2 miliardë euro kursime bankare

172

Statistikat tregojnë se qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë kursimtarë të mëdhenj, e sipas ShBM kjo është si rezultat i besueshmërisë në sistemin bankar. Nga ana tjetër ekonomistët theksojnë se qytetarët duhet të investojnë në forma tjera, por për të cilat ata nuk kanë njohuri sa duhet

Remzije BILALLI

Shkup, 22 janar – Statistikat tregojnë se qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë kursimtarë të mëdhenj, pra nga 4.4 miliardë euro që kanë në librezën e kursimeve në gjysmën e parë të vitit të kaluar, gjysma ose 2 miliardë e 40 milion euro ishin në librezat e 26.657 personave, kështu tregojnë statistika e Fondit të Sigurimit të Depozitave. Mesatarisht, nëse kjo shumë prej më shumë se 2 miliardë euro u ndahet 26.657 njerëzve, rezulton se secili ka kursim prej 76,502 € në një bankë. Të dhënat e Fondit tregojnë se kursimet e tilla më të mëdha po rriten, do të thotë, krahasuar me tremujorin e parë të 2018, ishte më e lartë për 2,917 persona.

Në tre muajt e parë të 2018, kishte 23.740 kursimtarë me shumë mbi 30.000 €,të cilët kishin në librezë një shumë prej 1 miliard e 760 milion euro, ose 279 milion euro më pak se tremujori i dytë i 2019. Të tjerët diçka më pak, nga 2.4 miliardë euro në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, depozitë janë nga 1 € në maksimum 30,000 euro të shpërndara tek 2.945.174 kursimtarë, tregojnë të dhënat nga Fondi. Në Bankat e maqedonase dhe kursimeve në depozitë ka 2.971.831 kursimtar individual, ndërsa nga 4,4 miliardë euro në totalin e depozitave te qytetarët, të siguruara janë 3 miliardë e 140 milion euro. Nga Shoqata e Bankave të Maqedonisë (ShBM) për gazetën KOHA theksuan se rritja e vazhdueshme e depozitave të qytetarëve gjatë vitit të kaluar është tregues i mjaftueshëm për besimin e qytetarëve në sistemin bankar.

MÖBEL THEMA

Mirëpo ekonomistët mendojnë ndryshe. Sipas Rametulla Feratit sistemi bankar është i sigurt deri në një shumë të caktuar, mirëpo për shuma më të mëdha është më mirë që paratë të investohen. “Ka mjaftueshëm vende ku mund të investohet vetëm se qytetarët nuk janë të informuar sa duhet, pra nuk kemi mjaftueshëm edukatë financiare”, tha Ferati për gazetën KOHA. Banka Popullore gjithashtu lajmëroi uljen e normës së kamatës për depozitë nga 2.5 për qind ne 2 për qind, por nga ana tjetër bankat nuk ulën dhe por kredi.

Sipas Feratit bankat zakonisht investojnë në vende të pa sigurta, siç është vendi ynë ku nuk ka stabilitet. “Nëse i marrim shtetet më të zhvilluara siç është Gjermania, norma e interesit është 1.2 për qind, në Zvicër nëse banka ka tepricë të mjeteve te pa shpërndara, shteti detyron të paguaj taksa shtesë, pra banka detyrohet ti ve në qarkullim mjetet me një norme më të ulët, ndryshe do të duhet të paguaj taksë ndaj shtetit. Tek ne është një problem tjetër, edhe pse qytetarët kanë nevojë për mjete financiare. nga ana tjetër ka mungesë të tyre dhe këtë vakum e shfrytëzojnë bankat” tha Ferati. Sipas tij, Qeveria duhet të marr masa në këtë drejtim që ti detyroj bankat të mos mbajnë depozitë të pa shfrytëzuar.

ShBM theksoi se për këto ndryshime bankat i ndjekin sinjalet nga Banka Qendrore dhe në varësi të politikës së biznesit të bankave ata rregullojnë normat e interesit për produktet e tyre.  Ish guvernatori Lube Trpevski theksoi se për shkak rënies së normës për depozitë ulet dhe stimulimi tek qytetarët për të depozituar fonde në bankë. “Ulja e fitimeve është arsyeja që qytetarët i drejtohen llojeve të tjera të investimeve, më saktë blerja e aksioneve, por ka edhe nga ata që investojnë në pasuri të patundshmërisë. Sidoqoftë, përvoja tregon se vetëm një pjesë e vogël e qytetarëve do të zgjedhin një investim të tillë sepse e konsiderojnë atë më të rrezikshëm” tha Trpevski.

Sipas tij ekzistojnë edhe forma të tjera të investimeve siç është investimi i jetës mirëpo për të cilën ne kemi shumë pak njohuri dhe nuk i dimë përfitimet. Ministrja e Financave Nina Angelovska gjithashtu në një deklaratë të sajën kishte theksuar se sistemi bankar maqedonas duhet të vazhdojë të rritet, duke përfituar nga besimi i rëndësishëm i qytetarëve dhe kompanive dhe duke u angazhuar në sfida operacionale dhe strategjike. Sipas legjislacionit aktual në Maqedoni, depozitat mund të mblidhen vetëm nga bankat dhe shtëpitë e kursimeve që kanë licencë themeluese dhe funksionuese të lëshuar nga guvernatori i Bankës Kombëtare. Depozitat e qytetarëve në banka dhe shtëpitë e kursimit janë të siguruara në Fondin e Sigurimit të Depozitave në shumën deri në 30,000 euro në kundër vlerë denarë. (koha.mk)

Comments