Deputetë të Bundestagut përshëndesin vendimin e BE-së për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

236

Deputetë të Bundestagut kanë reaguar ndaj vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Deputetë të Bundestagut kanë reaguar ndaj vendimit të sotëm të Këshillit të Ministrave të BE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë për mediat bërë të martën në mbrëmje, nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag dhe njëherazi kryetar i Grupit të Punës së Ballkanit Perëndimor të këtij grupi parlamentar, Johann David Wadephul, e përshëndet vendimin por e vë theksin te kushtet e vendosura enkas për Shqipërinë:

Deklaratë mosbesimi

“Vendimi i sotëm nga Ministrat Evropianë të Bashkimit Evropian konfirmon perspektivën në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kjo është një shenjë inkurajimi dhe shprese për njerëzit, veçanërisht në periudhat e vështira të krizës së virusit korona, e cila po i prek të dy vendet në një masë të madhe”, thuhet në deklaratë.

Por Wadephul kujton edhe kushtet e vendosura enkas për Shqipërinë duke i quajtur kushtet e shtuara edhe si
“një deklaratë mosbesimi ndaj Komisionit të BE-së”. Ky i fundit kishte propozuar që negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë të fillonin pa kushte. “Fakti që vendet anëtare tani kanë parashtruar 15 parakushte tregon se ato presin që Komisioni i BE-së ta monitorojë përparimin në mënyrë më të rreptë dhe të kujdesshme. Kjo duhet të vlejë për përmbushjen e 15 parakushteve, si dhe për të gjithë procesin e bisedimeve,” ka deklaruar Wadephul.

MÖBEL THEMA

“Ne jemi të bindur që Komisioni i ri i BE-së, nën Presidenten Ursula von der Leyen, do ta marrë parasysh këtë. Grupi parlamentar CDU / CSU, së bashku me partnerët e tij evropianë, do të kërkojë me ngulm që të 15 parakushtet të përmbushen plotësisht para se të fillojnë negociatat e anëtarësimit”, ka thënë Wadephul.

Edhe nënkryetarja tjetër e grupit parlamentar CDU/CSU të Parlamentit Gjerman, Katja Leikert, e përshëndet vendimin, sidomos për Maqedoninë e Veriut, e cila “duhej të priste më shumë se dhjetë vjet” për këtë vendim.

Për Shqipërinë, deputetja kristdemokrate thotë, se duhet të plotësojë 15 parakushtet para fillimit të negociatave. “Nëse qeveria shqiptare ka vullnetin politik për të zbatuar seriozisht dhe plotësisht këto parakushte, Gjermania do të mbështesë në mënyrë aktive Shqipërinë”, thotë Leikert. “BE është për perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por vlerëson secilin vend sipas përparimit të tij individual në rrugën drejt Evropës”, është shprehur Leikert në deklaratë.

Deputetja socialdemokraet Nezahat Baradari në të kundërt mendon se vendimi është i merituar.:

“Hapja e bisedimeve të pranimit me të dy vendet është një shenjë e rëndësishme e integrimit evropian. Bashkimi Evropian është në gjendje të veprojë dhe të marrë vendime edhe në kohën e virusit korona!

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë zbatuar reformat që ata kërkuan, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit”, u shpreh ajo në një deklaratë për media.

“Sidoqoftë, ka ende një rrugë të gjatë për t’u bërë anëtarë të plotë dhe ky është vetëm fillim i negociatave. Unë jam i sigurt se ky vendim do të konsolidojë paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Ai është edhe një refuzim i qartë i nacionalizmit dhe i përjashtimit. Ballkani është pjesë e Evropës”./DW/

Comments