Deputeti gjuan Ramën me bojë

119

Lumi - Fahrschule

Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit reaguan pasi Edi Paloka i hodhi bojë në fytyrë kryeministrit Edi Rama

Deputeti i Shqipërisë, Edi Paloka qëlloi me bojë në fytyrë kryeministrin shqiptar Edi Rama gjatë seancës së sotme parlamentare.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga seanca e sotme deputetin demokrat pas këtij veprimi.

Kur Paloka nuk pranoi të largohet nga salla, Ruçi vendosi që të ndërpresë seancën, përcjell albinfo.ch.

MÖBEL THEMA

Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit reaguan pasi Edi Paloka i hodhi bojë në fytyrë kryeministrit Edi Rama.

“Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama. Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka”, lexohet në njoftimin e Gardës së Republikës.

Partia Demokratike ka sqaruar arsyet pse Edi Paloka gjuajti me bojë kryeministrin Edi Rama. Sipas PD-së, qëndrimi i deputetit demokrat erdhi për shkak të talljes së vazhdueshme që Rama i bëri në seancat e kaluara.

“Edi Paloka e gjuajti me bojë Edi Ramën, pasi ky e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit. Gjuajtja me bojë është mospranim i bullizmit të ushtruar nga kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik”, thuhet në reagimin e PD-së.

Comments