Derbi I Madh Pa Gola, FC Shkupi Fiton Pas 5 Ndeshjeve, Humb Renova

387

Derbi i madh në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë midis Vardarit dhe Shkëndijës, i zhvilluar në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari të Shkupit është mbyllur me barazim pa gola, njofton “infOSport.mk”.

Të dyja skuadrat kishin disa mundësi shënimi, mirëpo duke mos arritur që të shënojnë atë golin e shumëpritur, ashtu që në fund duheshe të kënaqen me nga një pikë.

FC Shkupi i ka dhënë fund serisë prej 5 ndeshjeve pa fitore, duke mundur Sileksin në Çair me rezultatin 2:1. “Bardhekalëtrit” diferencën bënë që në pjesën e parë, kur falë golave të shënuar nga Rron Broja dhe Suhel Muharremi e mbyllën të njëjtën me rezultatin 2:0, teksa në pjesën e dytë Filip Duranski shënoi një gol të bukur, por që në fund vlente vetëm për statistikë.

Një ndeshje mjaft interesante zhvilluan Renova dhe Rabotniçki, ku në fund fitores iu gëzua skuadra shkupjane me rezultatin 1:2. Renova 7 minuta para fundit të takimit kishte mundësinë për të barazuar, mirëpo goditjen e Stojanovskit nga pika e bardhë e priti Riste Jankov.

Dy skuadrat finaliste të Kupës, Makedonija GJ.P dhe Akademia Pandev në Gjorçe Petrov barazuan me rezultatin 1:1, ndërsa me po të njëjtin rezultat u mbyll edhe derbi ndeshja për mbijetesë midis Bellasicës dhe Pobedës në Strumicë.

LPFM – Java 28
Vardari 0:0 Shkëndija
Renova 1:2 Rabotniçki
FC Shkupi 2:1 Sileksi
Makedonija GJ.P 1:1 Ak. Pandev
Bellasica 1:1 Pobeda
Comments