Dëshimtarët tregojnë për ngjarjen ku mbeti i plagosur një person: Shumë banorë ishin në ballkone

289

Të shtëna armësh janë dëgjuar në kryeqytet prapa Teatrit Kombëtar në rrugën “Vasil Andoni”.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është plagosur një person.

Banorët e lagjes i kanë thënë për lajmi.net se fillimisht kanë dëgjuar disa të britma të disa personave e më pas edhe disa të shtëna. “Në momentin që ata kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë parë policinë”, tha njëri prej dëshmitarëve.

Një banore e banesës në vendin ku ka ndodhur ngjarja ka thënë se rastit i ka paraprirë nje përleshje verbale mes disa personave. Ajo thotë se e gjithë ngjarja ka ndodhur shumë shpejtë dhe se në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka pasur shume banorë të cilët kanë qenë nepër ballkone.

Ndërkohë, policia është duke e egzaminuar vendin e ngjarjes, dhe po mbledh dëshmitë e nevojshme. /Lajmi.net/

Comments