Dëshmi tronditëse, pamje se si ushtria serbe ka dhunuar femrat në Kosovë

10,838

Deputetja  Flora Brovina sot ka paraqitur një fotografi që sipas saj dëshmon dhunimin e një gruaje 35 vjeçare nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë.

Dhunimi sipas saj ka ndodhur në sy të familjes.“Rasti në fjalë është një fotografi që është gjetur në aparatin e një ushtari serb që dëshmon aktin, mënyrën se si i kanë dhunuar gratë. Kjo është vetëm njëra nga mënyrat kur i kanë detyruar familjarët që ta shohin aktin e dhunës seksuale. Shumë raste kemi kur ato janë mbledhur shumë në numër dhe sistematikisht janë dhunuar nga ushtarët serb”, tha ajo.

Ajo nuk ka dhënë detaje se në cilin vemd ka ndodhur ky rast pasi sipas saj duhet ruajtur privatësia. “Gruaja është 50 vjeçare kur ka ndodhur ka qenë 35 vjeçare. Tani është zgjuar vetëdijësimi institucional që për këto viktima të ngriten aktakuza. Serbia është fajtorja”, tha ajo.

Image
Image

Në ditën kur Kuvendi i Kosovës po mbanë seancën plenare për votimin e rezolutës për gjenocidin serb, deputetja Flora Brovina ka paraqitur para mediave një dëshmi tronditëse.

MÖBEL THEMA

Deputetja e PDK-së ka treguar një dëshmi ku shihet se si ushtarët serbë kishin dhunuar një femër në Kosovë

Para familjarëve të saj, tre ushtarë serbë shihen në fotografi duke dhunuar një femër. Në fotografi shihen edhe gjurmët e gjakut.

Flora Brovina ka thënë se femra e dhunuar është e gjallë.

Fotografia tronditëse është nxjerrur nga një aparat që i kishte humbur një ushtari serb.

Image

 

Image
Image
Comments