Detaje mbi efektivin e RENEA-s, qytetari: Ka rënë nga 200 metra lartësi, duhet ndihmë urgjente!

358

Efektivi i forcave speciale RENEA Bledar Beluli ka rënë nga një lartësi prej 200 metrash në zonën e Thethit dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Këto janë detajet që i përcjell një prej personave që ndodhet pranë policit. Në një lidhje telefonike për report tv, qytetari (punonjës i zonave të mbrojtura të Thethit) Pëllumb Guri u shpreh se Beluli ka dëmtime (fraktura) në duar dhe pjesën e legenit, por po ashtu dhe tek brinjët.

Qytetari thotë se është e nevojshme që të ndërhyhet nga ajri, pasi për të zbritur në zonën ku ka rënë polici i RENEA-s, duhet litar. Zona ku është rrëzuar Beluli është 5 orë larg rrugës më të afërt në zonë. Aksidenti ka ndodhur në orët e mëngjesit dhe ende nuk është kryer një orvatje për ta shpëtuar oficerin që po rrezikon jetën

MÖBEL THEMA

Pëllumb Guri ndër të tjera ka deklaruar se për momentin në vendin e ngjarjes ndodhen rreth 10 persona mes tyre një efektiv i policisë dhe një doktor i emergjencës së Shkodrës.

“Gjendemi në një pjesë të alpeve të Shkodrës, në malet e Thethit. Bledari ka rënë prej 200 metrave, ka dëmtuar pjesën e legenit, të dorës, brinjët, është dëmtuar shumë rëndë. Unë jam punonjësi i zonave të mbrojtura në Theth, kam ardhur bashkë me disa banorë të zonës, ka ardhur një doktor i urgjencës së Shkodrës dhe një polic. Është terren super i vështirë. Deri tani kemi fol me gjithë ata njerëz. Na kanë thënë që do të sjellin helikopterin më pas na ka thënë se nuk ka për momentin. Jemi prej orës 8 të mëngjesit. ” tha fillimisht Pëllumb Guri.

“Bledari ka dal në mal, ka qenë vetëm. Ka kërkuar ndihmë dhe ne kemi ardhur sipas detajeve të dhëna nga ai. Kemi zbrit me litar ndryshe është e pamundur zbritja. Kemi fol me të ka dalë thjeshtë xhiro në mal. Edhe mesa folëm nuk është i apasionuar pas malit. Ka ngatërruar rrugën. Dhe ka rënë 200 metra. Në këto momente jemi rreth 10 persona. Po mundohemi me e vendos në një barrelë. Do mundohemi ta vendosim në një terren më të butë. Jemi 5 orë larg çdo rruge makine.” Në ecje normale të mban 5 orë. Nëse ne e zbresim pa ardhur helikopteri në mund të arrijmë deri në orën 8-9 të darkës. Jemi rreth 10 persona. Erdhi edhe inspektori i zonës. Bëjmë thirrje vetëm që të vijë helikopteri. Na thonë që është nisur edhe policia e Shkodrës. ” tha më pas Guri./Express

Comments