Detaje/ MSH: Pse e humbi betejën me koronavirusin 71-vjeçarja nga Tirana. Në Infektiv edhe 2 të intubuar

207

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, viktima e gjashtë në Shqipëri.Ministira e Shëndetësisë bëri me dije detaje mbi rastin, duke konfirmuar se gruaja e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv ishte në terapi intensive, me frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Ajo po ashtu vuante nga hipertensioni.

MÖBEL THEMA

“Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri”, sqaroi MSH.

Mesohet gjithashtu se “Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente”.

Comments