Detaje nga aksidenti i tmerrshëm në rrugën Tetovë-Zhelinë

547

Dy shoferë dhe një bashkudhëtarë janë lënduar rënë në aksidentin që ndodhi rreth orës 18:15 në rrugën e Tetovë-Zhelinë. Të tre persona janë lënduar për shkak të përplasjes në mes të një kamioni dhe një veture.

MÖBEL THEMA

“Tek rruga për Trebosh janë përplasur një veturë ngarkuese “mercedes” me targa të Tetovës drejtuar nga H.A. (48) nga Reçica e Madhe dhe vetura “Opel Corsa” e drejtuar nga M.B. i lindur më 2001 në Saraçinë. Të dy vozitësit si dhe bashkudhëtari i veturës “Opel” i lindur më 2000 po ashtu nga Saraçina ka marrë lëndime të lehta”, deklaroi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Të tre personat për shkak të marrjes së lëndimeve të rënda janë transferuar në Klinikën e Shkupit.
Hetim në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipet e SPB Tetovë./Telegrafi/

Comments