Detaje nga atentati në Peqin, vritet djali i një polici burgu, një tjetër në gjendje të rëndë

466

Mbrëmjen e sotme një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Peqin.

Raportohet se një 23 vjeçar është vrarë me armë zjarri.

Viktima është Anti Zylyfi, 23 vjeç, teksa i plagosur ka mbetur edhe një tjetër i ri i cili është në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Përparim.

Viktima është djali i një polici burgu.

Autorët kanë qëlluar nga një mjet në drejtim të të rinjve dhe janë larguar me shpejtësi, viktima sapo ishte kthyer nga emigrimi.

“Nē aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim, në drejtim të një mjeti është qëlluar me armē zjarri në rrethanat ende të paqarta, dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: A.Z., rreth 23 vjec dhe A.U., 21 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për pasojë shtetasi A.Z., ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Qytetit të Peqinit.

Policia ka ngritur pika kontrolli ne akset rrugore dhe po krihet zona ku dyshohet se janë larguar autorët.

Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grupe FNSH-së si dhe Specialistë të Drepartamentit të Policisë Kriminale.

Po punohet intensivisht me grup të posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia e Elbasanit.

Comments