Detaje nga incidentet në veri: Dy zyra u bënë shkrumb e hi nga serbët në Zubin Potok

136

Qendra e Regjistrimit në Zubin Potok është djegur nga serbët të cilët nuk po pranojnë masën e reciprocitetit për targat të vënë nga qeveria Kurti.

Siç ka thënë komandanti i stacionit të Zjarrfikësve, Sasha Bozhoviq, zjarri ka përfshirë dy zyre atje, shkruan lajmi.net.

Moebel THEMA

Gjatë periudhës kur zjarri ka përfshirë këtë ndërtesë, ai ka bërë të ditur se askush nuk ndodhet brenda.

Sipas tij, flakët janë shuar rreth orës 2:30 pas mesnate.

KP ndërkaq më herët raportoi se përveç zjarrit në Zubin Potok, serbët kanë hedhur granata dore edhe në Qendrën e Regjistrimit në Zveçan të cilën nuk kanë arritur ta djegin. /Lajmi.net/

Comments