Detaje nga vrasja në makabre: Dy gratë u gjetën në kuzhinë, dorasi në dhomën e fjetjes

585

Prokurori i rastit, Armend Hamiti, në emisionin T7 ka dhënë detaje të papublikuara deri më tani rreth tragjedisë që ndodhi sot në lagjen Dardania në Prishtinë.

Prokurori tregon se kur ka arritur policia në banesën ku u kryen tri vrasje, trupat e pajetë janë gjetur të shpërndarë.

“Dy gratë e vrara janë gjetur në kuzhinë, ndërsa burri është gjetur i vrarë në dhomën e fjetjes. Mendoj se vajza e vogël nuk e ka parë krimin pasi lodrat e saj kanë qenë në dhomë, mirëpo mendohet se kur e ka dëgjuar zhurmën ka dalë në sallon”, ka treguar ai.

Prokurori tregon se janë në fazën fillestare të hetimeve, mirëpo nga informatat që kanë marrë nga djali i Hasan Kransiqit, që dyshohet se vrau dy familjaret e tij dhe vetën.

“Kish pasur probleme psikike. Por sic kemi marrë informata nga djali i tij, kohëve të fundit ai ka qenë i qetë dhe nuk ka shfaqur shenja dhune”, tha ai.

Ai tregon se cka i ka thënë i ndjeri djalit të tij kur e ka marrë në telefon, pasi janë vrarë dy gratë.

“në telefonatën që e ka marrë ka thënë se këto dyja i kurtalisa, e tash po e kurtalisi edhe vetën”, ka thënë Hamiti.

Comments