Detaje të reja nga kufoma e gjetur sot në Durrës

400

Ditën e sotme, u raportua se një peshkarexhë ka gjetur një trup të pajetë 4 milje larg Durrësit.
Sipas asaj cka u raportua, kufoma i përkiste seksit mashkull dhe mendohej të ishte vrarë e më pas mbështjellë me letër natriban.
Gjithashtu u tha se kufoma ishte kompozuar pasi kishte kohë në ujë.
Pak minuta më parë, në një njoftim nga policia thuhet se kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.

Nga ekspertiza e jashtme, trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë dhe nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër.
Njoftimi i policisë
Durrës
Njoftim për shtyp

Më datë 18.08.2019, në orët e para të mëngjesit, një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti, rreth 4 milje larg Durrësit duke ngritur rrjetat dhe ka konstatuar në rrjeta një trup të pajetë të seksit mashkull.

Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.

Nga ekspertiza e jashtme, trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë.

Nga kqyrja nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër.

Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Comments