Detajet e vrasjes së të rinjve në Malësi, Klementi me plumb në ballë, Vilsoni në brinjë

221

Klement Pepaj ka vdekur në vend, ndërsa Vilson Çutaj me gjasë prej gjakderdhjes. Janë mësuar detaje të reja në lidhje me vrasjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe, trupat e të cilëve u gjetën pas disa ditësh kërkime nga policia.

Dy trupat u gjetën rreth 200 metra larg fushës së kanabisit që ata dhe autori kishin mbjellë në pyllin e Vrithit. Babai i Danjel Pepajt, ka qenë personi që e ka çuar policinë pikërisht në arën e kanabisit, ndërsa më tutje hetuesit kanë mundur të gjejnë trupat e të rinjve. Klement Papaj kishte marrë një plumb në ballë, ndërsa Vilson Çutaj ishte qëlluar në bark e brinjë.

Ende hetuesit nuk kanë bërë të mundur lokalizimin e Daniel Pepajt, i cili dyshohet se është arratisur drejt Malit të Zi.

Të tre djemtë, familjarë mes tyre, janë përplasur në lidhje me një sasi kanabisi të vjedhur. Mendohet se Klement Papaj e Vilson Çutaj kanë akuzuar pikërisht autorin Daniel Pepaj, për vjedhjen e rreth 50 kg drogë. Pas akuzave dhe rrahjes së Pepajt, ky i fundit ka marrë armën dhe ka vrarë dy të rinjtë.

Comments