Dhëndri thyen shpinën pasi shokët e hodhën lart në dasmën e tij, nuk arritën ta presin (VIDEO)

293

Dhëndri rumun e ka lënduar rëndë shpinën gjatë dasmës pasi shokët nuk arritën ta prisnin në momentin që e kishin hedhur në ajër, një veprim ky që llogaritet tradicional në dasma.

I gjithë momenti ishte regjistruar nga kamerat dhe tashmë po qarkullon në rrjetet sociale.

Në video shihet se teksa nusja vallëzon e lumtur, vetëm pak sekonda më vonë, bashkëshorti i saj, Liviu Filimon pëson lëndimin.

Moebel THEMA

Shumë shpejt shokët intervenuan duke i dhënën ndihmën e parë dhe ftuar emergjencën.

Ndryshe, dhëndri aktualisht është duke u trajtuar në spital, ndërkohë që si pasojë e incidentit nuk po mund t’i lëviz këmbët.

Comments