Dhjetë viktima dhe 137 raste të reja me Covid-19, shërohen 131 pacientë

101

137 raste të reja, 10 viktima dhe 131 pacientë të shëruar, është bilanci i sotëm për Covid-19 në vendin tonë.

Gjithsej brenda 24 or;ve janë realizuar  1437 testime.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Shkup-64 raste, Shtip-19 raste si dhe në Strugë 14 raste. Qytetet tjera kanë më pak se 10 të infektuar.

Në statistikat e ditës së sotme 5 viktima janë nga Shkupi, 2 nga Kumanova, Tetova, Radovish, Gostivar.

Sipas statistikave të fundit në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 9547 raste me Covid-19, prej të cilëve 5071 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 442 pacientë. Për momentin në vendin tonë ka 4034 raste aktive me Covid-19.

Comments